Të hënën rreth orës 12.30 në rrugën e “Ilindenit”, në Tetovë ka ndodhur një aksident komunikacioni në të cilin një motoçikletë e tipit “Kivej”, me targa të Shkupit pa regjistrim, të cilin pa leje e drejtuar nga 18 vjeçari me iniciale A.SH nga Tetova ka aksidentuar, gjegjësisht ka goditur këmbësorin 37 vjeçarë me m iniciale R.J nga Gurgurnica. Në këtë aksident këmbësori si dhe bashkudhëtari i motoçikletës, 22 vjeçari me iniciale K.SH, për pasojë kanë marrë lëndime trupore dhe me anë të një veture tjetër janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës nga ku pas marrjes së ndihmës janë lëshuar për mjekim shtëpiak. Është kryer hetim i kompletuar dhe po vërtetohet shkaku i këtij aksidenti dhe gjithçka tjetër që ndërlidhet me aksidentin në fjalë. Fillimisht si shkak është mos përshtatja e shpejtësisë, gjegjësisht vozitja e shpejtë. Mbrëmë gjysëm ore pa mesnate në rrugën “Kuzman Josifovski Pitu”, në Tetovë ka ndodhur një aksident komunikacioni ku një veturë e tipit “Jugo” me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 60 vjeçari me iniciale B.Z ka aksidentuar një fëmijë të moshës 8 vjeçare, i cili ka qenë duke drejtuar një biçikletë. Fëmija i lënduar me anë të një veture tjetër është dërguar në spitalin e Tetovës nga ku pas marrjes së ndihmës është lëshuar për mjekim shtëpiak. Si shkak për këtë aksident sipas ekspertizës së kryer në vendngjarje është mos mbajtja e anës, përderisa dëmi i shkaktuar material vlerësohet të jetë rreth 1000 denarë. Edhe në kontrollet dhe aktivitete e djeshme të komunikacionit, janë zbuluar mbi njëzet kundërvajtje të ndryshme, numri i të cilave kundërvajtje kohëve të fundit dukshëm shënon rritje. Në këto kontrolle të komunikacionit është vërtetuar se gjashtë persona ka drejtuar veturat pa leje për vozitje, dy vetura të tjera kanë pasur regjistrim të skaduar, katër kanë qenë të parkuara në mënyrë jot ë rregullt të cilat më pas janë marrë nga ana e shërbimit të merimangës dhe kështu me radhë. Kundërvajtjet e zbuluara dje janë sanksionuar me 16 sanksione për kundërvajtje, si dhe me dy fletëpagesa për gjobë në pajtueshmëri të plotë me ligjin për siguri në komunikacion, në rrugë dhe ligjin për automjete.