Humb pjesën më të madhe të gjuhës për shkak të një kanceri në gojë, por pavarësisht kësaj nuk do të heqë dorë nga pirja e cigareve. James Upfield, një ish-ushtar 46- vjeçar anglez nga Nottingham, u prek nga kanceri në gojë. Pasojat e duhanit në trupin e tij ishin shkatërruese, jo vetëm prerja e gjuhës, por edhe probleme të shumta me frymëmarrjen për shkak të problemeve në mushkëri. Një skenar që do shtynte këdo që të hiqte dorë përgjithmonë nga cigaret por jo James, i cili vijon sërish të pijë. Ai ka ulur numrin e cigareve që pi në ditë, por sërish nuk bën dot pa 5 të tilla. James siç shkruan noa.al, nisi të pinte duhan kur ishte vetëm 13 vjeç dhe që nga ajo periudhë ka pirë mesatarisht 20 cigare në ditë. Duke e ditur se duhani i bënte dëm tentoi që ta linte, por pa rezultat. Që nga viti 2013, James u përball me kancerin në gojë, por sërish nuk heq dot dorë nga varësia. “Do të doja të mos e kisha nisur kurrë. Nuk jam aspak krenar për veten”, thotë ai për ‘Mirror’. James i’u nënshtrua operacionit, bëri disa cikle kimioterapie, por pavarësisht vuajtjeve të kaluara nuk heq dot dorë. Ai apelon të rinjtë që të mos e nisin dhe ta shmangin, sa janë ende në kohë.