Dua derbin dhe Berlusconin në stadium

Vicenzo Montella ka bërë për vete Milanin dhe tifozët e tij, ka risjellë fitoret në fushë dhe buzëqeshjen në stadium, padyshim që takimi i radhës në derbin e tij të parë si trajner i Milanit do ti shtonte dicka më tepër. “Aspekti tekniko-taktik nuk është gjithcka. Kjo ndeshje për ne nuk është decizive, por thelbësore po. Duam ti japim vazhdimësi momentit dhe të shijojmë të tjera kënaqësi falë edhe mbështetjes së tifozëve tanë të jashtëzakonshëm”. Derbi është mbi të gjitha edhe pasion, dhe Montella si një tifoz i kuqezinjve e di mirë këtë. ” Është e vërtetë, për mua vlen dyfish pasi kam bërë gjithmonë tifo për Milanin por kurrë kundër Interit, që të dielën do filloj ta bëj edhe këtë”. Montella deklaroi se do të ishte i lumtur nëse në stadium do të jetë edhe Berluskoni në atë që pritet të jetë derbi i tij i fundit si pronar i Milanit, me kalimin e aksioneve të klubit te kinezët që është programuar për në mesin e dhjetorit. Si trajner i duhet të bëjë kujdes me skuadrën që do të hedhë në fushë. dhe sipas të gjitha gjasave do të duhet të bëjë pa Romagnolin që u dëmtua me kombëtaren. “Kemi pak shanse për ta rikuperuar, nuk mund të rrezikojmë. Pa të pësojmë një mesatare prej dy golash e gjysmë në ndeshje? Atëherë kjo do të thotë që do të shënojmë 3. Duket se trajneri ka ende dyshimin se kë duhet të zgjedhë mes Bacca dhe Lapadula në sulm, me kolumbianin që mbetet i favorizuar. ” Bacca nuk ka nevojë të tregojë se sa vlen, ashtu si Lapadula që kërkon të luajë. Për mua ky është një problem i ëmbël pasi të dy do të më japin atë që kam nevojë, pavarësisht nga zgjedhja. Më pyesni nëse Lapadula e ka një shans për të luajtur? Mund të them se ka më shumë se një”. Montella bëri të ditur se e rëndësishme do të jetë mesfusha pasi sipas tij ndeshja do të luhet aty, ëndërron triumfin por nuk ndihet favorit ndaj Interit. “Këtë e thotë klasifikimi dhe mua nuk më bezdis fakti që e përmendin, por unë dhe lojtarët e mi do të gabojmë nëse mendojmë se jemi favofirtë. nëse do ta bënim do të humbisnim pasi te Interi në ndeshjet e mëdha japin maksimumin, dhe Pioli është një trajner shumë i zoti”.