Drejtori gjeneral i Postës së Maqedonisë Faadis Rexhepi, i shoqëruar nga drejtori për operacione postare Remzi Abdullahi, udhëheqësi i sektorit për IT Gjorgji Kokinovski dhe udhëheqësja e shërbimit të pavarur për cilësi Zana Kadri, po qëndron për vizitë në Postën e Kosovës në Prishtinë. Ai është takuar me drejtorin gjeneral të Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, ku është njoftuar me shërbimet profesionale të Postës së Kosovës. “Kjo vizitë është vazhdim i bashkëpunimit në mes të dy drejtorive postare, pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim më 10.03.2016”, thuhet në kumtesën e Postës së Maqedonisë.