Siç duket Carlos Tevez do të luajë ndeshjen e tij të fundit në fanellën e Boca Juniorsit kur do të përballen me Colo Colon, pasi Marca raporton se transferimi i tij drejt Kinës është i pashmangshëm. Argjentinasi është i lidhur me një kalim te Shanghai Shenhua në Super Ligën kineze, transferim ky që do ta bënte Tevezin lojtarit më të paguar në botë, transmeton Koha.net. “Ai do të shkojë. Tani ka mbetur vetëm që të zyrtarizohet”, ka thënë për Marca në kushte anonimiteti një drejtor i Boca Juniorsit.