Gazetari Dragan Antonovski merr postin drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Informative të Maqedonisë (MIA). Antonovski është zgjedhur nga ana e Këshillit të ri mbikëqyrës të MIA-s për kryetar të Këshillit drejtues dhe kryeredaktor të Agjencisë.
Dragan Antonovski është gazetar eminent, i cili ka punuar në servisin publik RTVM, si dhe në televizionet A1, Kanal 5 dhe Sitel. Është themelues i Sindikatës së pavarur të gazetarëve të Maqedonisë (SPGM) ku e ka kryer funksionin e nënkryetarit, si dhe i Këshillit për etikë (SEMM). Është anëtar i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, ndërsa i ka themeluar edhe portalet “Realiti Maqedoni (2001)” dhe “Lokalisht (2013)”. Antonovski është fitues i shumë çmimeve vendore dhe ndërkombëtare për qasje profesionale në gazetari dhe liri të mediave.