Shkup, 19 janar – Në vitin e ardhshëm Kadastra do të bëjë vlerësim masovik të të gjitha patundshmërive në komunat Sveti Nikollë, Zelenikovë, Gostivar dhe Kisella Vodë, si pilot komuna për vendosjen e sistemit të vlerësimit masiv, me të cilën çdo patundshmëri në vend do të fitojë vlerën e tregut, informon Sllavçe Trpevski, drejtori i Kadastrës. Të dhënat të cilat do të mblidhen duhet të ofrojnë vlerë transparente të të gjitha llojeve të patundshmërive, prona banesore, hapësira për zyra, toka bujqësore, toka ndërtimore, infrastruktura, e cila duhet të mundësojë përdorim më e thjeshtë për qytetarët, biznes sektorin dhe investitorët. Për vendosje të sistemit për vlerësim masiv Kadastra formon sektor të veçantë për vlerësim. Rënie të lehtë e çmimeve të patundshmërive për shkak të rritjes të aktivitetit ndërtimor, ndërsa rënie e dukshme e kërkesës të banesave, pret Agjencia për Kadastër të patundshmërive në periudhën në vazhdim nëse kushtet në treg mbesin të njëjta për një kohë të gjatë. Drejtori Trpevski, duke prezantuar raportin e Regjistrit të çmimeve dhe qirave për tremujorin e tretë të vitit të kaluar, vlerësoi se çmimet në tregun e patundshmërive janë stabile me ulje të lehtë në disa komuna si reaksion i mbushjes së tregut me ndërtesa të reja. Momentalisht në tregun e patundshmërive të lirë për shitje janë 11.000 banesa, nga të cilat 2.800 të ndërtuara. Numri i ndërtimeve të reja dhe i banesave në ndërtim, gjegjësisht oferta e banesave në treg sipas Trpeski, momentalisht e përmbush kërkesën e banesave dhe ka rezervë të mjaftueshme të banesave të cilat janë në ndërtim nëse kërkesa rritet. “Në tremujorin e tretë, sipas Regjistrit, janë regjistruar 646 shitje të ndërtimeve të reja gjegjësisht 147 më shumë në krahasim me tremujorin e dytë kur janë regjistruar 499 shitje. Në këtë tremujor, sipas të dhënave nga baza e Kadastrës të patundshmërive ka 2.807 banesa në ndërtim të cilat nuk janë shitur dhe ofrohen në tregun e patundshmërive, ndërsa në ndërtim e sipër janë 8.332 banesa në tërë rajonin e Maqedonisë”, tha Trpeski.
Sipas tij, çmimet e banesave nëpër komuna janë stabile dhe janë në nivel të caktuar në luhatje prej 3.000 denarë në katrorë të ndryshëm, edhe pse ka numër i vogël i komunave ku këto dallime janë më të larta dhe ka prirje rënëse të çmimeve. Jashtë Shkupit çmim stabil të hapësirës banesore ka në komunën e Strumicës ku në tremujorin e tretë, është regjistruar çmimi mesatar prej 31.320 denarë. Në Manastir ka ulje prej 8.311 denarë të çmimit mesatar për metër katrorë, gjegjësisht nëse në tremujorin e tretë në vitin 2015 ka qenë 31.713 denarë, në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar çmimi ka qenë 23.402 denarë. Në tremujorin e parë të këtij viti në Regjistrin e çmimeve dhe qirave janë regjistruar 19.798 transaksione të pasurive të patundshme, nga të cilat 56 për qind janë për shitje, 33 për qind për qira, 8 për qind për shitje nga investitorët dhe përqindje blerje nga shteti.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.