Shkup, 1 maj – Është absurde që dikush të mendojë se mund të ketë amnisti për porositësit dhe autorët e dhunës së përgjakshme në Parlament, theksoi LSDM-ja në njoftim. “Kërkesat për amnisti nga Gjorgje Ivanov që vijnë nga organizatorët dhe motivuesit e protestave, si dhe arsyetimi i sotëm i VMRO-DPMNE-së për dhunën, në njoftimin zyrtar partia është konfirmim klasik se Gruevski, Ivanovi, Veljanoski dhe Çavkov qëndrojnë pas dhunës së organizuar në Kuvend”, thuhet në njoftimin e LSDM-së. U zbatua, citohet, tentativë e organizuar për vrasje të deputetëve, ndërsa u rrezikua edhe siguria e gazetarëve dhe të punësuarve në Kuvend. “Me këtë është bërë vepër e rëndë penale, kanosje terroriste e rendit kushtetues dhe sigurisë. Do të ketë edhe përgjegjësi”, theksohet në njoftimin e LSDM-së.