Laura PAPRANIKU
Shkup, 21 shkurt – Arsimi i mesëm profesional i është nënshtruar një operacioni të gjerë reformimi, duke nis nga ndryshimet në programet mësimore, respektivisht modulet e drejtimeve për të vazhduar me riemërtimin e profileve dhe kohëzgjatjen e këtij niveli shkollimi, shkruan gazeta KOHA. Krahas arsimit të mesëm profesional katër dhe tre vjeçar, nga viti shkollor 2017/2018, arsimit të mesëm do ti shtohen edhe profile në kohëzgjatje prej dy vjetësh. Do të këtë ndryshime më përmbajtje dhe formë. E gjithë kjo, sikurse tregon përgjegjësi për arsim të mesëm Safet Neziri, konformë nevojave të tregut të punës. Pra, saktëson më tej ai do të kemi kualifikime të reja. Në rrafshin e përgjithshëm, raporti mes arsimit gjimnaz dhe atij profesional do të mbetet në limitet e tradicionales, pra rreth 35 për qind e vendeve për arsimin gjimnaz dhe 65 për qind për arsimin profesional, mirëpo politikat arsimore do të jenë të orientuara me theks të veçantë drejt profilizimit të arsimit të mesëm. Neziri thotë për KOHA se ka rreth një vit e gjysmë që në MASH punohet për reformimin e sistemit të arsimit profesional dhe ndryshimet e para do të reflektohen në vitin shkollor 2017/2018, për çka edhe përgatitet Konkursi për regjistrimin e nxënësve në atë vit shkollor me drejtime dhe profile të reja. Konkursi duhet të publikohet jo më vonë se 31 marsi, ndërsa ndryshimet sipas përgjegjësit për arsim të mesëm janë rezultat i kresave të reja të tregut të punës. Deri në identifikimin e këtyre kërkesave, thotë se është arritur falë bashkëpunimit të MASH-it me odat e ndryshme ekonomike, punëdhënësve dhe sindikatave të ndryshme. “Pas konsultimeve dhe analizave për nevojat e tregut të punës në MASH kemi bërë modifikimin respektivisht ndryshime modulare në drejtimet ekzistuese, P por kemi inkorporuar edhe risi për drejtime dhe profilet të caktuara, që do të paraqiten në Konkursin për regjistrim të nxënësve”, shpjegon ai. Nga viti shkollor 2017/2018, ndryshimet më të theksuara pritet të jenë në profilet me kohëzgjatje dy dhe tre vjeçare, të cilat do të jenë me kualifikime “fillestare”. Në drejtimet e shërbimeve hotelierike do të jenë profile të reja “Bukëpjekës fillestar” dhe “Bukëpjekës mjeshtër”, ose në drejtimet teknike “Mekanik fillestar” dhe “Mekanik teknik”. Risitë me të shumta në arsimin e mesëm profesional për vitin e ardhshëm shkollor, sikurse shpjegon Nezirit do të jenë në drejtimet e hotelerisë, shërbimeve personale, ndërtimtarisë dhe teknikës. Metodologjia e caktimit të vendeve të reja për regjistrim në shkollat e mesme, nuk do të pësojë ndryshime. Do të jenë përsëri shkollat në bashkëpunim me komunat, respektivisht Qytetin e Shkupit, ata që bëjnë kërkesat për numrin paraleleve dhe vendeve të lira dhe në instancë të fundit do të jetë përsëri MASH ajo që vendos nëse do të kalojnë ose jo të gjitha ata kërkesa në Konkursin për regjistrimin e nxënësve të rinj në vitin shkollor 2017/2018. “Në parim, MASH nuk kundërshton kërkesat dhe propozimet që vijnë nga komunat dhe shkollat. Rreth 90 për qind e kërkesave që na vijnë prej tyre i inkorporojmë në konkurset që i shpall Ministria. Mund të ketë ndonjë ndryshim, në kuptimin e pakësimit të numrit të paraleleve në një shkollë apo të shtimit të tyre, varësisht nevojat të tregut”, shpjegon Neziri.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.