Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim kumtoi se e ndjek situatën me zjarret në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe është e gatshme në çdo moment nëse ka nevojë të angazhojë ekipe për përgjigje të shpejtë për shuarjen e tyre. Nga Drejtoria potencuan se komuna Gazi Babë ka kërkuar ndihmë prej tyre për ballafaqim me zjarr në rajonin e f. Bullaçan.
“Janë angazhuar 39 persona nga forcat për mbrojtje dhe shpëtim së bashku metre automjete speciale për terren të pajisura me pompa, dy minibusa për transport të pjesëtarëve dhe dy automjete të terrenit për logjistikë në terren, qëndron në kumtesën e DMSH-së.