Lacey Barratt, 29-vjeçe vendosi që lindjen e fëmijës së saj ta bënte në një mënyrë të veçantë. Ajo dëshironte që në lindjen e saj të përfaqësonte katër elementët e jetës, tokë, ajër, zjarr dhe ujë. Toka ishte hapësira në të cilën ajo lindi, ndërsa ajri u përfaqësua nga fryma e parë që mori djali i saj. Lacey mbajti djalin e saj në një pishinë dhe përdori një dush për lehtësim dhimbjesh, që përfaqësonte ujin. 29-vjeçarja, pasi lindi dogji me qiri kordonin e foshnjës së saj. Ajo kërkoi ndihmën e djalit të saj, 5-vjeçar. Asaj ju deshën 10 deri 15 minuta për të djegur më qiri kordonin. E pyetur se përse vendosi që ta digjte kordonin me qiri, ajo tha se ishte një mënyrë më e “butë” sesa procedurat që zakonisht përdoren në spital. “Kur ke një fëmijë, çdo gjë është aq e shpejtë,” tha ajo për Daily Mail Australia.
Djeg kordonin e fëmijës me qiri, arsyen nuk do e besoni (FOTO)
Leave a comment