Shkup, 8 prill – Një banore 41 vjeçare e Prilepit mbrëmë në Stacionin Policor – Prilep ka denoncuar se rreth orës 17 në shtëpinë familjare, biri i saj ka filluar zënkë verbale dhe e ka sulmuar fizikisht. Siç kumtoi policia sot në MPB, gruaja ka denoncuar se i biri e ka qëlluar me duar nëpër trup dhe i ka shkaktuar lëndime. Në tentim që t’i qetësojë nënë e bir, është përzier gjyshja, por edhe ajo është sulmuar fizikisht. Nipi i ka shkaktuar lëndime trupore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.