Një djalë 27-vjeçar nga China është bërë burim frymëzimi për shumë njerëz pasi edhe pse ka lindur pa krahë, ka arritur të bëhet një tregtar i suksesshëm në sajë të punës së tij.
Chen Zifang megjithëse vuan mungesën e krahëve, ka gjetur një tjetër formë për të mos u dorëzuar në jetë. Ai përdor gishtat e këmbëve për të kryer funksionet jetësore dhe për të punuar. Ai është në gjendje të hajë vetë, të përdorë një telefon me prekje, të lajë dhëmbët, të vishet dhe madje pret drurë me motosharrë.
Chen ka arritur të ndërtojë një dyqan online nga ku gjeneroi rreth 1000 dollarë në vetëm 10 ditë. I riu punon deri vonë për të komunikuar me klientët e tij ndërsa ndihmon edhe prindërit në punët e shtëpisë. Rasti i 27-vjeçarit po bën xhiron e botës për të treguar vullnetin që ka një njeri për ti kthyer mungesat në forcë.