Djali i një zyrtari të lartë të qeverisë nigeriane është dënuar me burgim të përjetshëm në Britani, pasi u shpall fajtor për përdhunimin dhe vrasjen e një prostitutë luksi në Skoci. Ngjarja ka ndodhur në shkurt të vitit të kaluar, ku ai ishte vendosur në Skoci për të vazhduar studimet. Ai u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Jessica McGraa, një prostitutë luksi, nata me të cilën kushtonte 1800 paund. I dënuari është Bala Chinda, që do e kalojë jetën pas hekurave.