Një gjykatë braziliane ka urdhëruar arrestimin e ish-portierit Edson Cholbi do Nascimento, i njohur si EDINHO, djali i madh i legjendës së futbollit, Pele. Ai u dënua për pastrim parash, thanë burimet gjyqësore. EDINHO, i cili ishte portier i klubit të Santosit, u dënua për dy vjet nga Gjykata e Drejtësisë së Sao Paulo. Ai e apeloi vendimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë, por mori si përgjigje arrestimin e tij të menjëhershëm, për të kryer dënimin. Çështja, për të cilën u gjykua EDINHO, një nga shtatë fëmijët e Peles, që daton më 2005, kur ai u arrestua së bashku me 17 të tjerë, ka të bëjë me akuzën e pastrimit të parave, që rrjedhin nga trafiku i drogës. Në atë kohë, EDINHO i mohoi të gjitha akuzat, por pranoi se kishte probleme me drogën, ishte një konsumator i saj, kishte hyrë në borxhe te një mik, i cili është identifikuar si udhëheqës i një bande të drogës, që vepronte në qytetin e Santosit.