Qendra për trajnim të pilotëve në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec, sot do të hapet për vizitorët, kandidatët potencial për pilotë të ardhshëm ushtarak. Në suaza të ditës së hapur, është paralajmëruar fjalim i ministrit të Mbrojtjes Zoran Jolevski. Njëherit do të mbahet edhe solemnitet i vogël me rastin e ndarjes së certifikatave për trajnimin e përfunduar të pilotëve ushtarak. Vizitorët do të kenë mundësi t’i shikojnë kushtet për shkollim në Qendër dhe të informohen për gjithçka që u intereson në lidhje me profesionin e pilotit.