Shkup, 16 nëntor – Dita e Alfabetit Shqip – 22 Nëntori (e martë), është ditë jo pune për qytetarët pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Republikën e Maqedonisë, njoftoi sot Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Nga atje qytetarëve pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Republikën e Maqedonisë ua urojnë Ditën e Alfabetit Shqip.