Sot në botë shënohet Dita ndërkombëtare e ndërgjegjësimit për autizmin. Dy prilli shënohet si ditë botërore nga viti 2008. Është vendosur me vendim të Asamblesë së përgjithshme të KB-së, ndërsa Maqedonia është kyçur në shënim nga viti 2010. Data 2 prill është përzgjedhur në vitin 2007 nga ana e Asamblesë së përgjithshme të KB-së, me qëllim që të kthehet vëmendja botërore drejt autizmit, si problem rritës shëndetësor global.