Nga ora 9:30 deri në orën 12:30 nesër pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e Novo Sellës në komunën e Gjorçe Petrovit, ndërsa nga ora 9:00 deri në orën 15:00 një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Helsinki” në komunën e Karposhit.
Në periudhën nga ora 9:00 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Rahçe, ndërsa nga ora 6:00 deri në orën 9:00 shfrytëzuesit e rrugës “Moskovska” me numrat 5, 5a, 7, 14 16 dhe 115, “SP Market” dhe objektet afërt tij, ndërsa edhe objektet te SHF “Bratstvo” në rrugën e njëjtë në komunën e Karposhit. Siç kumtoi QRMK – Shkup, ndërprerjet janë për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektrik.