- Numri i kombinimeve të mundshme në shah, vetëm pas 4 lëvizjeve nga fillimi i lojës është 319.979.564.000.
- Në shumë spitale në Kinë nuk ekziston butoni i katit të katërt në ashensor. Shqiptimi i numrit katër në Kinë është shumë i ngjashëm me shqiptimin e fjalës “vdekje” dhe kjo është arsyeja pse shumica e spitaleve kineze nuk e kanë këtë buton.
- Presidenti Rutherford B. Hayes ishte i pari që kishte një linjë telefonike në vitin 1879, numri i tij i telefonit ishte 1.
- Numrin më i madh i fëmijëve të lindur vetëm nga një grua është 69. Rekordi i regjistruar në Guinness i atribuohet ruses Vassilet. Në total, lindjet ishin 27: 16 lindje binjakësh, 7 trinjakësh dhe 4 lindje katërnjakësh.
- Ernest Vincent Wright shkroi një roman me 50.000 fjalë ku nuk duket asnjëherë shkronja “e”.
- Kur jemi në det dhe shikojmë horizontin përpara nesh, distanca që na ndan nga pika më e largët që ne mund të shohim është rreth 5 km.
- Kur McDonald hapi restorantin e parë në Kuvajt në vitin 1994, rreth 14 mijë klientë u rreshtuan për të blerë një sandviç duke shkaktuar një radhë të gjatë 10 km.
- Një mashkull prodhon rreth 1500 spermatozoide për minutë. Sperma ka një jetë të shkurtër kështu që duhet të rigjenerohet vazhdimisht.
- Gjatë jetës sonë thithim rreth 20 kilogramë pluhur.
- Në shumë reklama ora ndalet në 10:10. Kjo, për arsye se akrepat e orës formojnë një lloj buzëqeshje të këndshme për tu parë.
Disa kuriozitete rreth numrave që ndoshta nuk i dini
Leave a comment