Ka raste të shpeshta në futboll kur një lojtar e godet me bërryl kundërshtarin, por kjo nuk vërehet dhe kalon pa u ndëshkuar nga referi. Në Kupën e Botë për kategorinë U20 që po mbahet në Korenë e Jugut, video asistenti i referit po tregohet tejet efikas edhe për të ruajtur Fair Play’in e lojës.
Në ndeshjen ndërmjet Argjetninës dhe Anglisë erdhi edhe deri te kartoni i parë i kuq falë pamjeve të incizuara. Martinez e goditi me bërryl një mbrojtës të përfundoi në tokë, dhe vazhdoi aksionin deri te porta kundërshtare. Tek pas tre minutash, referi kërkoi të shihte përsëritjen e aksionit në ekran, dhe e ndëshkoi direkt me karton të kuq argjentinasin, edhe pse nuk kishte referuar as faul për rastin në fjalë.