Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, me ftesë të kolegut të tij Ditmir Bushati, do të vizitojë nesër, Republikën e Shqipërisë. Në kuadrin e vizitës, Dimitrov pritet të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se pas takimit me shefin e diplomacisë së Republikës së Shqipërisë, do të mbahet një konferencë e përbashkët e të dy ministrave.