Bratislav Dikiq e ka pranuar përfshirjen e tij në sulmet që u organizuan ditën e zgjedhjeve në Podgoricë të Malit të Zi. Ish-udhëheqësi i xhandarmërisë serbe ka pranuar të bashkëpunojë me Prokurorinë si i dyshuari kryesor për këto sulme. Gazeta malazeze “Pobjeda” raportoi se Dikiq do të nënshkruajë thirrjen për bashkëpunim shumë shpejt. Në fillim kur ishte raportuar për Dikiqin si të dyshuar ai e kishte mohuar çdo interpretim të këtij sulmi që e lidhte edhe atë.