Shkup, 19 janar – Është djegur një automobil “Ford fokus” në lagjen e Shkupit “11 Tetori”, ndërsa janë dëmtuar edhe dy automjete tjera. Shërbimi i zjarrfikësve e ka shuar zjarrin. Arsyet për zjarrin nuk janë të njohura. Sipas dëshmitarëve okularë, automobili ka punuar dhe përnjëherë është djegur.