Një qytetar nga Manastiri mbrëmë humbi jetën në një zjarr që shpërtheu në shtëpinë e tij.
Zjarri e ka përfshirë katin e tretë të shtëpisë, pronësi e H.T. në rrugën “21”. Gjatë shuarjes së zjarrit nga ana e Brigadës së zjarrfikësve u gjet trupi i djegur i një personi.
Pas urdhërit të prokurorit publik, trupi është dorëzuar në autopsi, ndërsa kontroll në vendin e ngjarjes do të kryhet gjatë ditë së sotme kur do të konfirmohen arsyet e zjarrit.