Sulmuesi i “Zonjës së Vjetër”, Paulo Dibala, e sheh Juventusin të barabartë me Real Madridin në finale të Ligës së Kampionëve, e cila zhvillohet m 3 qershor në Kardif. Juve tashmë ka fituar Kupën e Italisë dhe Skudetton, të cilët kërkojnë tripletën e famshme, derisa Real Madridi dëshiron të bëjë atë që se ka bërë askush, të fitojë ‘Championsin’ dy herë me radhë.
“Ne do të shkojmë në Bolonja për të fituar të shtunën, edhe pse tashmë kemi fituar titullin, sepse një performancë e mirë do të na ndez për Kardif”, ka thënë fillimisht Dybala për “Juventus TV”. “Jemi të qetë, jemi të uritur dhe ka akoma 10 ditë për të shkuar, por tashmë kemi filluar punën për finale. Ne duhet të afrohemi pa ankth, ashtu siç bëmë çdo lojë tjetër të Ligës së Kampioneve deri më tani”, shtoi ai. “Gjithkush e di se Juventusi do luaj në të njëjtin nivel me Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve, jo vetëm ne”, u shpreh më tej Dibala. “Ne do të japim më të mirën dhe nëse ata janë të fortë në sulm, atëherë ne kemi një mbrojtje të shkëlqyeshme. Deri më tani secili prej nesh ka dhënë gjithçka për të ndihmuar ekipin. Të gjithë besojmë në projektin e Juventusit”, përfundoi argjentinasi.