“Diario Gol” zbulon fituesin e Topit të Artë, do të jetë Mesi

Fituesi i Topit të Artë, me sa duket, është zbuluar në internet. Sipas katalanes “Diario Gol”, çmimi, për të cilin kanë votuar gazetarë të “France Football”, do t’i jepet Lionel Mesit dhe jo rivalit të tij Kristiano Ronaldo. Portugezi ka realizuar 51 gola në të gjitha kompeticionet sezonin e kaluar për Real Madrid, duke ndihmuar skuadrën e tij të fitojë Ligën e Kampionëve dhe duke udhëhequr Portugalinë drejt triumfit në Euro 2016. Mesi, nga ana tjetër, ka shënuar 10 gola më pak se CR7, teksa Barcelona ka fituar La Ligan. Megjithatë është lojtari i Barcelonas, ai që po kryeson garën me rivalin e tij, për sa i takon golave të shënuar, në këtë sezon. Leo ka shënuar 15 gola në të gjitha kompeticionet në krahasim me shtatë të Ronaldos. Duke se argjentinasi, sipas të përditshmes katalanase, do të jetë fituesi i ardhshëm i Topit të Artë, që do të kthehet te formati i vjetër pas bashkëpunimit me FIFA-n nga 2009-a në 2015-ën. Kjo do të thotë se Ronaldo do të sigurojë torfeun e Lojtarit më të Mirë të FIFA-s, nëse nuk merr Topin e Artë për herën e katërt. Çmimi Lojtari i Vitit i FIFA-s do të vendoset nga votat e trajnerëve të kombëtareve, kapitenëve, lojtarëve dhe tifozëve, ndërsa për Topin e Artë do të votojnë gazetarë nga e gjithë Evropa. Lista e 23 kandidatëve pritet të zyrtarizohet nesër.