Janë dhuruar 1.600 xhupa dimri në gjashtë institucione, shkolla dhe konvikte për fëmijët me nevoja të veçanta, si dhe fëmijët pa prindër dhe kujdes prindëror. Pajisja është dhuruar në kuadër të fushatës “T’i ngrohim zemrat e fëmijëve” të kompanisë “Orka Holding” në bashkëpunim me kompanitë për prodhim të tekstilit “Mont”. Drejtori ekzekutiv i “Orka Holding” Jordan Kamçev tha se çdo investim në fëmijë është investim për të ardhmen dhe se si kompani janë të gatshëm të dalin në vigjilje dhe t’u ndihmojnë grupeve të margjinalizuara. Donacioni i xhupave dhe komplete të librave “Vepra të mbledhura” nga autori maqedonas Vasill Kunoski, siç informojnë organizatorët, kompanitë i kanë dhuruar në institucionet e fëmijëve në Shkup, Manastir, Prilep, Gjevgjeli, Shtip, Nagoriçan i Vjetër, si dhe në Pogradec, Republika e Shqipërisë.