Dhunohet ylli i Bollywoodit (FOTO)

31

Një aktore e famshme është sulmuar me gaz lotsjellës dhe rrahur në Paris. Ylli i Bollywood, Mallika Sherawat është sulmuar para apartamentit të saj, teksa ishte duke dalë me partnerin. Sipas gazetës franceze ‘Le Parisien’, autorët ishin të maskuar në momentin që i kanë hedhur gaz lotsjellës dhe e kanë rrahur aktoren 40-vjeçare dhe partnerin e saj. Më herët, Sherawat kishte folur për atentate të ndryshme të dhunshme që u bëhen grave në vendlindjen e saj, në Indi. Ngjarja në fjalë është ende në hetim dhe detaje të reja pritet të dalin në dritë gjatë ditëve në vijim. Parisi është qyteti më i vizituar turistik në botë, por numri i vizitorëve sa vjen dhe bie, që prej sulmeve terroriste të një viti më parë.