Dhimbja në gju është padyshim një nga problemet më të zakonshme shëndetësore. Disa shkaqe të dhimbjeve të gjurit janë: artriti, osteoartriti, artriti reumatoid, artriti septik, bursisti, cistet e gjurit, frakturat, gutta…
Dëmtimet dhe paqëndrueshmëritë e ligamentit
Shpesh për të kuruar këto dhimbje mund të bazoheni tek mjekësia alternative e cila mund të rezultojë shumë efikse. Përdorimi i vajit të kokosit dhe piperit të kuq djegës mund t’ju ndihmojë më shumë nga sa mund ta imagjinoni. Piperi i kuq përmban kapsaikin e cila shkakton një ndjesi të ngrohtë rreth zonës së gjurit, duke reduktuar dhimbjen dhe ënjtjen.
PËRBËRËSIT:
2 lugë piper i kuq
1 filxhan vaj ulliri
UDHËZIME: Përzieni përbërësit për të përgatitur një paste homogjene dhe aplikojeni atë në zonën e prekur. Përsëriteni këtë proces dy herë në ditë për një javë. Vaji i kokosit ka gjithashtu veti shumë të fuqishme anti-inflamatore dhe në mënyrë efikase trajton dhimbjet në gju.
PËRBËRËSIT: Gjysmë filxhani vaj kokosi
UDHËZIME: Ngrohni vajin për 3 minuta dhe pastaj e aplikoni atë në gju duke e masazhuar nëpërmjet gishtave. E lini të veprojë për disa orë dhe pastaj lani pjesën e gjurit. Përsëriteni këtë procedurë dy herë në ditë. Këshillohet të konsultoheni me mjekun para çdo recete që vendosni të aplikoni! (Healthyfood)