Seanca e Këshillit të Prokurorëve Publik përsëri është anuluar ngase katër nga prokurorët kanë munguar me arsye, ndërsa që të mbahet seanca është e nevojshme shumicë prej dy të tretave. Por në vend që të vijnë tetë, sot në seancë kaun ardhur vetë shtatë prokurorë. Në seancën duhej të zgjidhen më tepër prokurorë publik dhe të shpallet konkurs për pasardhës të Gordana Geshkovskës në krye të Gjykatës Themelore të Shkupit. Mandati i Geshkovskës ka mbaruar dje dhe nuk dihet nëse ajo do të zgjidhet për prokuror kryesor në Prokurorinë e Shkupit. Deri te zgjedhja e udhëheqësit të ri funksionin do ta kryejë zëvendësi i Geshkovskës, Jovan Cvetanovski. Ajo e udhëheq lëndën për dhunën në Kuvend të enjten e 27 prillit, ndërsa ka udhëhequr edhe rastet ‘Monstra’ dhe ‘Rrjeti’ dhe raste tjera. Përpos shpalljes për kryetar të ri të Prokurorisë së Shkupit, sot është dashur të diskutohet edhe për përzgjedhjen e dy prokurorëve nga Prokuroria e Lartë në Shkup dhe për Prokurorë në Prokurorinë Publike Republikane, dhe në disa prokurori themelore gjithandej Maqedonisë.