Dje është konfirmuar që derbi ‘Della Madonnina’ mes Milanit kundër Interit do të zhvillohet në drekë, duke filluar nga ora 12:30, shkruan Gazeta Metro. Me 15 prill, Interi e pret skuadrën e Milanit në ‘Guiseppe Meazza’ për të zhvilluar ndeshjen në kuadër të Serie A. Ora e zhvillimit të këtij derbi u parashikua të jetë duke filluar nga ora 20:45, por dje është marrë vendimi që kjo ndeshje të luhet në ora 12:30. Kjo për shkak për të pushtuar tregun kinez në mënyrë që të ketë më shumë mundësi transmetimi edhe nga kontinenti i Azisë. Ora atje do të jetë 19:30. Kujtojmë që Interi është në pronësi të kinezëve (Suning Group), ndërsa Milani është në proces të shitjes tek investitorët kinez (Sino Europe – Sports).