Deputetë dhe përfaqësues të sektorit joqeveritar nga shtete evropiane dhe nga vendet-aspirante do të debatojnë së bashku në konferencën “Ndërlidhje e të rinjve-lëvizje përpara”, që sot dhe nesër mbahet në Triestze, në kuadër të programit të Parlamentit evropian për liderë të rinj politik, mu para mbajtjes së Samitit për Ballkanin Perëndimor.
Në konferencë, siç informojnë nga Kuvendi i RM-së, merr pjesë vetëm nga një deputet nga parlamentet e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Nga Maqedonia merr pjesë deputetja Ivana Tufegxhiq. Në Konferencë përfaqësuesit e sektorit joqeveritar nga shtetet evropiane dhe nga vendet-aspirante, do të debatojnë së bashku edhe me drejtoreshën për Ballkanin Perëdnimor në Komisionin evropian Genoveva Ruiz kalavera dhe me eurodeputetin dhe anëtar i Erazmus+Alumni Fabio Masimo Kastaldo, ndërkaq pritet në mbyllje të flasin eurokomisari për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Johanes Han.
Konferenca, siç informojnë, ka për qëllim që t’i bashkojë përvojat, mendimet dhe qasjet konstruktive drejt çështjeve të lidhjes së të rinjve, që është e lidhur ngushtë me proceset demokratike, shkallën e zhvillimit të kulturës politike dhe me legjislaturën ligjdhënëse të vendeve nga ky rajon.