Një kamermane hungareze që është filmuar duke i gjuajtur me shkelma emigrantëve në afërsi të kufirit serbo-humgarez është dënuar me tre vite liri me kusht për shkak të sjelljes së saj. Petra Laszlo u filmua duke dhunuar refugjatët në shtator të 2015-ës ndërkohë që ata po përpiqeshin të thyenin rrethim policor. Ajo u kap duke shkelmuar dy njerëz ndërkohë që iknin , duke përfshirë edhe një vajzë të vogël. Më vonë ajo u shfaq duke penguar një burrë që mbante një fëmijë në krah, të cilët më pas u rrëzuan në tokë. Ajo thotë se do të apelojë, shkruan “BBC”. Gjykatësi Illes Nanasi tha sjellja Laszlo e “binte në kundërshtim me normat shoqërore” dhe hodhi poshtë argumentin e avokatit të saj mbrojtës se ajo ishte duke u përpjekur të mbronte veten.