Janë shpallur të fajshëm pesë persona të cilët kanë qenë të akuzuar për vrasjen e ish zëvendëskryeministrit dhe politikanit opozitar rus, Boris Nemtsov, në vitin 2015. Juria e një gjykate ushtarake në Moskë e ka dhënë vendimin pas një gjykimi që ka zgjatur dy ditë. Juria nuk ka mundur të marrë vendim unanim, mirëpo shumica kanë votuar në të mirë të dënimit. Pjestarët e jurisë nuk kanë paraparë ulje të dënimit për fajtorët e vrasjes. Pesë të pandehurit, Zaur Dadayev, Anzor Gubashev, Shagit Gubashev, Khamzat Bakhayev, and Tamerlain Eskerkhanov, janë nga Çeçenia dhe të gjithë janë dënuar për kryerje të vrasjes me pagesë. Personi i gjashtë, ish pjesëtar i ushtrisë çeçene, Ruslan Mukhudinov, është dënuar në mungesë për organizimit të krimit. Pesë të pandehurit e kanë deklaruar veten si të pafajshëm. Gjykimi për këtë rast ka filluar në tetor të vitit 2016.