Një tufë prej rreth 100 delesh pushtuan kopshtet e famshme Tuileries në qendër të Parisit, në kuadër të një proteste të fermerëve, kundër pranisë së ujqve në rajonet e tyre. Barinjtë donin të jepnin mesazhin se ujqit, që u bënë kafshë të mbrojtura në 1993 nga konventa e Bernës, janë një kërcënim për kafshët që ata ushqejnë, por edhe për jetën e vetë atyre. Fermerët thonë se ka 10 deri në 15 mijë ujq në Francë. Sidoqoftë, grupi i brinjëve, që kishin ardhur nga e gjithë Franca, nuk mundën t’i afrohen edhe aq parisienëve, pasi autoritetet franceze mbyllën portat që çonin në kopshtet Tuileries.