Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie ka thënë se transparenca e numërimit të votave është e rëndësishme për kredibilitetin e zgjedhjeve në Kosovë. Ai këtë koment e ka bërë para disa minutash në llogarinë e tij në rrjetin Twitter. “Ekipi im dhe unë jemi duke vëzhguar numërimin e votave në gjithë Kosovën, sepse transparenca e numërimit është esenciale për kredibilitetin e zgjedhjeve”, ka thënë ai.