Deficiti buxhetor i Turqisë në muajin qershor arriti 3,76 miliardë dollarë, kumtoi sot Banka qendrore turke. Kjo është shumë më e vogël se pritshmëritë, duke e pasur parasysh se ekonomistët kanë paraparë se deficiti buxhetor do të jetë 4,4 miliardë dollarë.
Deficiti i përgjithshëm i Turqisë në gjashtë muajt e parë të vitit 2017 arriti 20,77 miliardë dollarë, ndërsa në muajin maj ai ishte 5,242 miliardë dollarë. Ekspertët presin deri në fund të vitit deficiti buxhetor turk të arrijë në 38,49 miliardë dollarë.