Departamenti amerikan i Shtetit e përshëndeti mbajtjen e zgjedhjeve në Maqedoni si hap i parë për dalje nga kriza politike. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Xhon Kirbi u bëri thirrje partive që do ta formojnë Qeverinë e ardhshme të punojnë në mënyrë konstruktive edhe me opozitën, në zbatimin e reformave të cilat janë të rëndësishme për integrimin euroatlantik.
“I urojmë qytetarët e Maqedonisë të cilët e shfrytëzuan të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare e 11 dhjetorit. Gjithashtu, i përshëndesim konkludimet fillestare të OSBE-së dhe ODIHR-së se zgjedhjet ishin konkurrente dhe se liritë fundamentale kryesisht janë respektuar. Jehona ishte e lartë, ndërsa zgjedhjet u mbajtën në mënyrë të qetë dhe të rregullt, me disa raste të parregullsive procedurale. I bashkangjitemi shqetësimit të këtyre dy organizatave rreth gatishmërisë administrative për zgjedhjet dhe e inkurajojmë qeverinë e ardhshme të vazhdojë të punojë në ndërtimin e kapacitetit në Komisionin shtetëror zgjehdor dhe të zgjidhen çështjet strukturore dhe juridike lidhur me listat zgjedhore. Konsiderojmë se këto zgjedhje janë hap i parë i rëndësishëm për Maqedoninë për të dalë nga kriza politike. I inkurajojmë partitë që do ta formojnë qeverinë e re të punojnë në mënyrë konstruktive e opozitën për zbatimin e reformave të cilat do ta avancojnë integrimin euroatlantik, posaçërisht në fushën e sundimit të së drejtës. Dëshiroj t’i bindë qytetarët e Maqedonisë se do të kenë partner në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë këtyre përpjekjeve”, deklaroi Kirbi në konferencën e rregullt për shtyp në Departamentin e Shtetit.