Një artist tatuazhesh ka shkaktuar reagime të shumta nga mbrojtësit e kafshëve pasi i ka bërë tatuazh maçokut të tij “Sfinks”. Aleksandr nga Yekaterinburg në Rusinë Qendrore e rruajti komplet trupin e maçokut përpara se të vizatonte një tatuazh në trupin e tij.
Tatuazhi përfshin një kullë burgu, një cigare, vodka dhe një grua lakuriq. Vetë artisti ka pranuar se mund të mos ketë qenë vendimi më i duhur që ai ka marrë në këtë rast. “Sigurisht, ndihem i keqardhur për këtë që bëra. Nuk është se ai dëshironte ta bënte në trupin e tij. Gjithashtu, lëkura është e ndryshme, prandaj dhe tatuazhet aplikohen në formë të ndryshme. Shpresoj të mos jetë keq për të, duke qenë se nuk është tatuazhi i parë. Zakonisht ndihet mirë dhe vjen në formë nga anestezia shumë shpejt”, tha vetë artisti.
Aktivistja e kafshëve, Yelizaveta Skorynina, ka thënë se lëkura e maçokëve “Sfinks” është shumë e ndjeshme dhe mund ta dëmtojë anestezia, mund t’i prekë zemrën dhe trurin. Megjithatë, tashmë tatuazhi është realizuar dhe duket se në botën e tatuazhit mund të lindë një shprehje e re për tatuazhet e maceve “catooing”.