Linguisti dhe filozofi amerikan Noam Çomski konsideron se përforcimi i së djathtës dhe qëndrimeve kundër establishmentit, si rezultat i politikës së pasuksesshme neoliberale në Evropë, me siguri do të shkaktojë përplasje në Bashkimin Evropian. Në intervistën për “Rasha Tudej”, ai thotë kandidatja të së djathtës për president të Francës, Marin Le Pen ka shanse të mëdha që të fitojë në zgjedhjet në vitin 2017 dhe të ngrejë nismë për të ashtuquajturën Fregzit. “Kur Unioni do të shpërbëhej ky do të ishte zhvillim tragjik i ngjarjeve”, vlerëson ai. Çomski sqaron se politika e pasuksesshme neoliberale e gjeneratave të kaluara ka ndikuar në rritje kaq të madhe të popullaritetit të partive të djathta. “Ato programe janë shpikur në mënyrë që shkaktojnë stagnim madje edhe dështim të një numri të madh të popullatës. Gjithashtu, rëndë e kanë minuar demokracinë dhe kjo është më evidente në Evropë sesa në SHBA”, thotë Çomski. “Ai shtoi se rezultat i këtyre proceseve është ajo që njerëzit janë të zemëruar, të zhgënjyer, me shpresa dhe të ardhme të humbur. Në lidhje me integrimet evropiane, Çomski konsideron se kjo struktura është praktikisht jofunksionale.