Kompania Coca-Cola ka hedhur poshtë pohimet se pijet e saja Fanta dhe Sprite nuk janë të përshtatshme për konsumim kur kombinohen me vitaminën C. Televizioni CNN ka transmetuar në portalin e saj, se banorët e Nigerisë po bojkotojnë pijet e Coca-Cola, pasi gjykata në Lagos ka marrë vendim se ato mund të jenë “të helmuara”. Kompania Coca-Cola ka bërë të ditur se porositë lokale dallojnë nga shteti në shtet, por të gjitha pijet e kësaj kompanie përmbushin standardet e njohura ndërkombëtare CODEX Alimentarius. “Sigurinë e të gjitha pijeve tona, përfshirë edhe Fanta dhe Sprite i ka verifikuar trupi rregullator ndërkombëtar për ushqim dhe sigurim, siç janë Agjencia evropiane për siguri të ushqimit, Agjencia amerikane për ushqim dhe barna, si dhe Ministria kombëtare e Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e Coca-Cola.
Coca-Cola mohon se pijet e saja janë të rrezikshme
Leave a comment