SHkup, 13 korrik – Çmimi vaksinimit të udhëtarëve për kryerjen e ritualeve të Haxhit, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, është zvogëluar për 100 për qind. Këtë lajm të enjten e ka bërë publike ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. “Në marrëveshje me Institutin e Shëndetit Publik dhe Qendrat për Shëndet Publik, është vendosur që të reduktohet në mënyrë drastike çmimi i vaksinës së meningokokut për ata persona që këtë vit do të nisen për në Haxh – nga 2400 denarë çmimi do të jetë në 1000 denarë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Ky vendim, siç thuhet, është realizuar në koordinim me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. Ndryshe, autobusët e parë me haxhilerë nga Maqedonia drejtë vendeve të bekuara Meke dhe Medine, pritet të niset nga fundi i muajit gusht.