Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka paralajmëruar kryetarët e bashkive të vendit të tij që mund të fshihen pas tregtisë së drogës që të heqin dorë nga posti i tyre ose do të vriten. Gjatë një ceremonie me 200 të ftuar të zhvilluar të hënën, lideri 71-vjeçar tha se kryebashkiakët e korruptuar duhet të heqin dorë nga tregtia e drogës ose fati i tyre do të jetë i njëjtë me atë të përdoruesve të drogës. “U bëj thirrje të gjithë kryetarëve të bashkisë, do t’ju mbyll të gjithëve në një dhomë. Dhe do ju tregoj një listë. Do ju kërkoj të gjeni nëse emri juaj ndodhet në atë listë. Nëse emri jot ndodhet aty more bir k****, do të të vras,” tha në fjalimin e tij Duterte. Duterte tha se kryebashkiakët që kanë lidhje me industrinë e tregtisë së drogës duhet të përgatiten që t’u hiqet pushteti dhe siguria e tij. “Ndoshta hyj në histori si kasap, por nuk ka problem,” shtoi ai. Edhe më parë Duterte ka shprehur dyshimin se kryetarët e bashkisë po përdorin pushtetin e tyre për t’u përfshirë në tregtinë e drogës.