Një sëmundje autoimune zhvillohet kur sistemi imunitar, i cili ka për detyrë ta mbrojë organizmin ndaj sëmundjeve, i njeh qelizat e shëndosha të organizmit si të huajat. Si rezultat, i atakon këto qeliza. Varësisht prej tipit, sëmundjet autoimune mund të prekin pjesë të ndryshme të trupit. Kjo mund të çojë në rritje anormale të organeve dhe ndryshim të funksionit të tyre. Ekzistojnë mbi 80 sëmundje autoimmune. Shumica prej tyre kanë simptoma të ngjashme të cilat dallohen shumë vështirë dhe vështirësojnë diagnostikimin. Sëmundjet autoimune zakonisht kanë episodet e përmirësimit dhe përkeqësimit. Trajtimi i tyre bazohet në lehtësimin e simptomave dhe jo në kurimin e tyre.