Te pemët sa i përket rrezatimit më famëkëqija janë bananet dhe arrat braziliane, por duhet ta keni parasysh që ky megjithatë është rrezatim natyral të cilin trupi ynë e përballon shumë mirë. Rrezatimi akumulohet në trup çdo ditë, por trupi rigjenerohet çdo ditë, dhe ekspozimi ndaj këtij lloji të rrezatimit nuk është i rrezikshëm. Por, kur jemi të ekspozuar ndaj dozës së madhe të rrezatimit në një afat të shkurtër kohor, proceset e rigjenerimit nuk mund të riparojnë dëmin. Ekspozimi ndaj rrezatimit varet edhe nga shprehitë jetësore. Meqenëse trupi i njeriut rrezaton, ata të cilët gjatë natës flenë pranë dikujt, ata të cilët udhëtojnë shpesh dhe janë të ekspozuar ndaj skanerëve dhe rrezatimit në aeroplan dhe pinë duhan, mund të akumulojnë më shumë rrezatim se sa beqarët, të cilët nuk udhëtojnë dhe nuk pinë duhan. Pas 12 orëve në qendrën e dëmtuar nukleare në Fukushima në Japoni, trupi i njeriut i ekspozohet rrezatimit prej 900 miliremësh, që deri diku mund të krahasohet me ekspozimin afatgjatë:
TETË MUAJ PIRJE DUHANI
Nëse pini një kuti në ditë, në vit do të pini 7.627 cigare të cilat na ekspozojnë ndaj rrezatimit prej 1.300 miliremësh. Por duhanpirësit megjithatë duhet t’i brengosë më shumë dëmi nga vetë pirja e duhanit.
450 NET TË KALUARA ME NJË PERSON TJETËR NË SHTRAT
Pa merak, një natë na sjell vetëm 2 miliremë me të cilën sasi trupi përballet mjaft mirë.
KATËR VJET E GJYSMË JETESË NË SHTËPI TË ZAKONSHME
Për një vit në shtëpinë tonë jemi të ekspozuar ndaj rrezatimit prej 200 miliremësh.
FLUTURIMET NDËRKONTINENTALE – 450 UDHËTIME
Gjatë çdo fluturimi me aeroplan i ekspozohemi nivelit të rrezatimit prej së paku 2 miliremësh. Sigurisht që 450 fluturime për shkak të natyrës së rrezatimit dhe kohës gjatë së cilës ekspozohemi janë shumë më pak të rrezikshme se 12 orë në centralin bërthamor.
NGRËNIA E 90.000 BANANEVE
Bananet rrezatojnë 0,01 milirem për copë. Por kjo nuk do të thotë që ekziston rrezik për organizmin e njeriut. Për më shumë, për shkak të kaliumit të cilin e përmbajnë janë shumë të shëndetshme.
225 RREZATIME RËNTGENI
Me një rrezatim të rëntgenit i ekspozohemi nivelit të rrezatimit prej më së paku katër miliremësh. Nuk ka burim të natyrshëm të rrezeve të rëntgenit. Ato formohen në gypin e rëntgenit, ndërsa energjia e rrezeve x caktohet fillimisht me tension në gypin e rëntgenit, dhe në mënyrë arbitrare mund të ndryshojë sipas nevojave diagnostike dhe terapeutike.
TRIDHJETË VJET TË SHIKIMIT TË TELEVIZORIT
Para ekranit të TV-së rrezatohemi me rreth 30 miliremë në vit.