Mediat kanë zbuluar një të vërtetë që të lë pa fjalë për gjyshin e Kim Jong Un. Gjyshi i tij, u bë obez pasi hante mish qeni dy herë në ditë, sepse mendonte që kjo gjë do ta mbante atë një burrë të fortë. Kim-Il Sung ishte udhëheqësi i parë suprem i Koresë së Veriut dhe sundoi vendin nga viti 1948 deri në vdekjen e tij në vitin 1994. Pas vdekjes së tij, e pasoi ne pushtet djali i tij Kim Jong-Il, ndërsa nipi i tij Kim Jong Un është kreu aktual i Koresë së Veriut. Sipas Daily Mail, “ushqimi i tij i preferuar, ishte mishi i qenit me mish pule”, thuhet në dokumentet e reja te gjetura nga CIA. “Kim preferonte të gjitha llojet e mishit derisa peshkun dhe perimet i përdorte më rrallë”, thuhet me tej.