Një studim që po zhvillohet prej disa vitesh, ka treguar lidhjen midis pakësimit të njollave diellore dhe rritjen e rrezeve kozmike. Analizave e të dhënave të mbledhura me më shumë se 100 hedhje topash meteorologjik, nga viti 2015 deri sot, tregon një rritje progresive të rrezeve kozmike me 13% në krahasim me mesataren e viteve të mëparshme. Studime analoge të zhvilluara në New England (këto të mësipërmet në Californi) tregojnë një rritje edhe më të madhe me 19%.
Çfarë po ndodh në të vërtetë? Rritja e rrezeve kozmike që vijnë nga Hapësira, janë të rëndësishme për të gjithë sistemin diellor, jo vetëm Tokën, dhe është një fenomen që lidhet me ciklin e njollave diellore. Kur rrezet kozmike që përshkojnë Sistemin, rriten, do të thotë se po zvogëlohet fusha magnetike e Diellit dhe për rrjedhojë edhe e erës diellore që shërben si ‘pasqyrë’ kundër grimcave të energjisë së lartë që vjen nga Hapësira. Këto grimca janë në formën e vrimave të zeza, yjeve apo fenomeneve të tjera astronomike që manifestohen me shpërndarje energjie shumë të përparuara.
Çfarë po ndodh me rritjen e rrezatimit kozmik mbi Tokë?!
Leave a comment