Çfarë ndodh në temperaturë zero absolute?

Në një kuptim, ne nuk mund ta dimë kurrë, sepse arritja e zeros absolute është një detyrë e pamundur, pasi kërkohet një sasi e pafund pune për të ftohur diçka deri në atë temperaturë. Megjithatë ju mund të afroheni – temperatura më e ulët rekord në botë është 0000000001°C mbi zeron absolute. Në temperatura super të ftohta, gjëra të çuditshme fillojnë të ndodhin. Shfaqen gjendje ekzotike të materies, të tilla si superlëngjet që nuk kanë fërkim dhe viskozitet dhe kështu kërcejnë nga enët mbajtëse; superpërcjellsit, që kanë zero rezistencë elektrike, dhe kondensatë Bose-Einstein, ku atomet veprojnë tërësisht në unison dhe nuk përplasen asnjëherë.