Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot pasdite do ta mbajë seancën e pestë.
Siç informoi pres-shërbimi qeveritar, sipas propozimit, në rend dite të seancës janë Propozimi në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për shkarkimin e Marko Zvërlevskit nga funksioni prokuror publik i Republikës së Maqedonisë, në bazë të nenit 67 nga Ligji për prokurorinë publike, çështje të caktuara kadrovike, si dhe çështje tjera aktuale që janë në interes të qytetarëve.